Rinovimi ia “mbushë kuletën” Luis Enriques, bëhet ndër trajnerët më të paguar në botë

- Advertisement -

Luis Enrique ka vendosur të vazhdojë aventurën e tij te Paris Saint-Germaini, duke nënshkruar kontratë të re me klubin francez deri në vitin 2030.

Ajo që ka tërhequr më së shumti vëmendjen në Spanjë është rritja e konsiderueshme e pagës së trajnerit spanjoll.

Sipas të dhënave të publikuara nga L’Équipe, Luis Enrique pritet të përfitojë afro 20 milionë euro në sezon me kontratën e re, krahasuar me rreth 12 milionë euro sa merrte më parë.

Kjo rritje e konsiderueshme e pagës e vendos spanjollin në mesin e trajnerëve më të paguar në botë. Mediat spanjolle kanë reaguar ndaj shifrës së re, duke e konsideruar atë si një shpërblim të merituar për punën që Luis Enrique ka bërë në Paris.

“Luis Enrique bëhet një nga trajnerët më të paguar në botë. Është një rritje më se e merituar, do të mendojnë me siguri tifozët parisienë”, shkroi Sport.

Që prej ardhjes së tij në krye të PSG-së, Luis Enrique është shndërruar në një nga trajnerët më të suksesshëm në historinë e klubit.

Spanjolli e ka udhëhequr PSG-në drejt triumfit në Ligën e Kampionëve në dy edicionet e fundit, duke i dhënë klubit një sukses historik në arenën evropiane.

Pavarësisht se PSG-ja nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin e ri në Ligue 1, duke grumbulluar vetëm dy pikë në tri ndeshjet e para, drejtuesit e klubit kanë vendosur t’i besojnë trajnerit spanjoll në planin afatgjatë.

Kontrata e re do ta mbajë Luis Enriquen në stolin e Paris Saint-Germainit deri në vitin 2030.

Të ngjashme

Të fundit