Rikthimi i Osmanit në LDK? Avdyli: Ku është Vjosa, jam edhe unë

- Advertisement -

Ish-deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli, ka bërë të ditur se nuk ka qenë i interesuar të vazhdojë kandidimin e tij për deputet, pasi synimi i tij ka qenë t’i rikthehet profesionit.

Megjithatë, ai ka pranuar se një vendim i tillë mund të interpretohej si mungesë mbështetjeje ndaj ish-presidentes Vjosa Osmani.

Për këtë arsye, Avdyli ka theksuar se ka rishqyrtuar qëndrimin e tij dhe ka vendosur të qëndrojë pranë Osmanit në këtë fazë politike, kur gjithnjë e më shumë po flitet për rikthimin e saj në LDK.

“Nuk kam qenë i interesuar të vazhdoj kandidimin tim, nuk jam akoma aq i interesuar të vazhdoj kandidimin si deputet, dua t’i kthehem profesionit, por kjo mund të shihet nga dikush si një lloj lënie e Vjosës në baltë, nga ana ime”, tha ai në DPT te Fidani në Klan Kosova.

Avdyli ka deklaruar se do të jetë aty ku është Osmani, duke shtuar se fokusi duhet të mbetet te kauza.

“Për këtë arsye, ku është Vjosa do të jem edhe unë, e kam menduar, e kam shqyrtuar, e kam biseduar prapë, jo me ndonjë entuziazëm që do të bëhem deputet, nuk e kam problem edhe mos me u bë deputet, por në këtë rast mendoj që duhet me i ndihmu Vjosës edhe kësaj here dhe me i ndihmu që të jetë në skenën politike, le të ecë kauza, jo Haxhi Avdyli a është deputet”, tha ish-deputeti./Klankosova.tv

Të ngjashme

Të fundit