15.7 C
New York
Friday, October 11, 2024

Buy now

Riga Pharm i reagon Mihalit: Do shqyrtojmë të gjitha opsionet ligjore, operojmë me integritet dhe transparencë të plotë

- Advertisement -

Kompania farmaceutike Riga Pharm ka reguar ndaj akuzave të Koordinatores së Komiteteve të Vetëvendosjes, Dejona Mihaili, e cila – pa ofruar as edhe një fakt të vetëm – akuzoi deputeten e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, se ka lidhje me barnatoren në fjalë.

Riga Pharm i dënoi akuzat si shpifëse, duke paralajmëruar se deklarata të tilla mund të dëmtojnë reputacionin e kompanisë. Kompania theksoi se po shqyrton veprimet ligjore për të mbrojtur pozitën e saj.

“Me keqardhje kemi vënë re deklaratat e fundit të znj. Dejona Mihaili, të cilat përmbajnë pretendime të pabazuara dhe të pasakta lidhur me pronësinë e kompanisë sonë, Riga Pharm. Këto shpifje jo vetëm që dëmtojnë reputacionin tonë si një kompani farmaceutike e përkushtuar, por edhe minojnë besimin në sektorin privat dhe klimën e biznesit në Kosovë.” – theksohet ndër të tjera në reagim.

Në deklaratë theksohet se Riga Pharm operon në mënyrë të pavarur me transparencë dhe integritet të plotë. Kompania u bëri thirrje figurave publike që të jenë të kujdesshëm me komentet e tyre dhe të shmangin përdorimin e emrit të Riga Pharm për përfitime elektorale.

“Është thelbësore për ne që opinioni publik të jetë i informuar saktësisht. Riga Pharm është një kompani e pavarur, e cila operon me integritet dhe transparencë të plotë. Përhapja e informacioneve të pasakta dhe akuzave të pabazuara krijon pasiguri dhe mund të ndikojë negativisht në stabilitetin e vendeve të punës për punonjësit tanë të devotshëm. Ne i bëjmë thirrje të gjithë akterëve publikë që të tregojnë përgjegjësi dhe maturi në deklaratat e tyre, duke mos përfshirë emrin e kompanisë sonë për qëllime elektorale.” – thuhet më tej.

Reagimi i plotë:

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit