10.8 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Riciklimet e prokurorisë, dëshmitarët te “Cali” edhe kundër Thaçit

- Advertisement -

Nuredin Ibishit i ndërroi vetëm krahu i thirrësit.

Teksa te rasti i Calit, në Hagë e pati ftuar Mbrojtja, te katërshja e solli Zyra e Prokurorisë së Specializuar.

Këta, prej 19 shtatorit kanë filluar të ri-pyesin edhe dëshmitarët e vet të mëparshëm te Salih Mustafa, tash kundër Thaçit dhe të tjerëve, e që sipas dokumenteve që ka Klani, deri këtë të premte janë thirrur 5 nga 13 individë që u paraqitën kundër ish eprorit lokal, të dënuar tashmë me 15 vjet burg.

Ndër ta është dëshmitari krejt i parë që doli në histori të Gjykatës Speciale, nga 20 deri më 23 shtatori 2021.
Ky pati qenë vetë i ndaluar dhe maltretuar në qendrën e ndalimit në Zllash dhe gjatë gjykimit nuk pati përmendur ndonjë lider tjetër të UÇK-së, apo inkriminuar direkt Mustafën, siç pati thënë – për shkak të klimës frikësuese.

Prokurorët do ta ri-presin në sallë edhe dëshmitarin e tretë të Mustafës, i cili e pati detyruar atëherë ZPS-në ta dëgjojë fillimisht më 4 tetor 2021 e më pas edhe më 1 qershor 2022.
Sikur i pari, edhe ky burrë është ndaluar në Zllash.
Kundrejt katërshes së UÇK-së, Kimberly West do të mbështetet edhe në dëshminë e individit të 8 që doli në procesin gjyqësor të ish shefit të BIA-s. Më i rëndësishmi.
Ky më 22 nëntor 2021 pati dëshmuar për viktimën e vrasjes dhe vendin e ndalimit të atij personi i cili thuhej se ishte bombarduar nga NATO gjatë ditëve të fundit të kampanjës.

Përveç këtyre, tashmë janë dëgjuar rrëfimet e dyta të dëshmitarëve 2 dhe 6.
2-shi, Halim Berisha, një ish pjesëtar i UÇK-së që e kishte parë vetë viktimën e vrasjes, kishte vendosur ta ndërrojë statusin nga i mbrojtur në publik.
Për të qenë më të familjarizuar me rastet, West ka transferuar nga njëra çështje gjyqësore te tjera edhe prokurorët, Filipo De Minicis, Cezary Michalczuk dhe Silvia D’Ascoli.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit