Ribashkim emocionues pas 1 viti e 4 muajsh: Fahri Fazliu me mesazh prekës për babanë, Fadil Fazliun

- Advertisement -

 

Ribashkim emocionues pas 1 viti e 4 muajsh: Fahri Fazliu me mesazh prekës për babanë, Fadil Fazliun17 prill 2026| 10:48
Pas një periudhe prej 1 viti e 4 muajsh të ndarë padrejtësisht me një vendim nga Gjykata Speciale, është ribashkuar sot babë e bir, Fadil dhe Fahri Fazliu, në një moment tejet emocionues për familjen.

Fahri Fazliu, djali i ish-ushtarit të UÇK-së, Fadil Fazliut, i cili mbahej padrejtësisht në paraburgim në Hagë, nuk e pati mundësinë ta takojë djalin gjatë qëndrimit atje, e ky vendim i Speciales vazhdoi edhe pas kthimit nga Haga.

Por sot, kur i është hequr ky kufizim Fahriut, ai përmes një postimi prekës, ka shprehur gëzimin dhe krenarinë e tij për rikthimin pranë babait, duke theksuar forcën dhe dinjitetin me të cilin ai i ka përballuar sprovat.

Postimi i plotë;

Pas 1 viti e 4 muajsh të ndarë padrejtësisht nga njëri-tjetri, babë e bir, sot, nesër e gjithmonë bashkë, babloki im, Fadil Fazliu.

 

Sprovat nuk të thyen asnjëherë, përkundrazi, të bënë edhe më të fortë.

Qëndrove ballëhapur, kokëlart e me dinjitet, ashtu siç të ka hije.

 

Ti je frymëzim dhe krenari për familjen, për të gjithë ne dhe për mbarë kombin shqiptar.

 

Krenar me ty gjithmonë, babloki jem!

Të ngjashme

Të fundit