Eric Wendt i nominuari për Ambasador të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri ka marrë një votë pozitive në Senat.
Rezoluta u miratua të enjten, më 30 korrik, me 50 vota pro dhe 47 kundër, sipas vijave partiake. Përfshirja e emrit të Eric Wendt në këtë listë nuk përbën ende konfirmimin e tij si ambasador, por i hap rrugën shqyrtimit dhe votimit të kandidaturës së tij nga Senati, raporton A2CNN, transmeton Klankosova.tv.
Nëse konfirmohet, Wendt do të bëhet ambasadori i parë i SHBA-së në Tiranë pas largimit të Yuri Kim në qershor 2023. Prej asaj kohe, Ambasada amerikane në Shqipëri është drejtuar nga të ngarkuar me punë, ndërsa kandidaturat e mëparshme nuk arritën të finalizoheshin.






