25.5 C
New York
Wednesday, May 22, 2024

Buy now

Revista franceze e quan unike Shqipërinë

- Advertisement -

E vendosur në Evropën Juglindore, Shqipëria, me 70 për qind të territorit të mbuluar nga një reliev kryesisht malor, ende nuk i ka zbuluar të gjitha sekretet e saj, shkruan Mathilde Rouy në revistën franceze “Breakingnews”.

Ky vend ka më shumë se 3000 lloje bimësh, 273 lumenj dhe mbi 15 parqe kombëtare, thotë revizta franceze.

“Male me lartësi 2500 metra mbi nivelin e detit, lugina të paprekura nga asnjë qytetërim, rrugë ujore të pazbuluara, të gjitha këto mrekulli janë grumbulluar në një vend”.

“Shqipëria është një vend i vendosur mes detit dhe maleve që ofrojnë peizazhe mahnitëse, si vargmalet e Alpeve Shqiptare”.

Midis luginave të thella dhe lumenjve, natyra është e egër, duke ofruar një arratisje të vërtetë për udhëtarët që janë të etur për aventura.

Kjo revistë shprehet se vendet historike dhe trashëgimia kulturore shqiptare, si qyteti i Gjirokastrës i përfshirë në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s në vitin 2005, sjellin një dimension të pasur kulturor në udhëtimin tuaj.

Shqipëria është një perlë ende e panjohur për publikun e gjerë në aspektin turistik. Vjosa, krenaria e Shqipërisë, është një lumë i jashtëzakonshëm që gjarpëron përgjatë territorit shqiptar. Lumi Vjosa ofron një mjedis idilik për aktivitete të ndryshme si rafting, peshkim apo not në ujërat e saj të kristalta.

Shqipëria është e famshme për luginat e saj të egra, kryesisht Luginën e Thethit dhe Luginën e Valbonës. Këto rajone të largëta ofrojnë panorama mahnitëse dhe natyrë të pacënuar.

Revista franceze shkruan se përveç bukurive natyrore, Shqipëria ka edhe një trashëgimi kulturore të pasur dhe të larmishme. Kështjellat, manastiret dhe vendet e tjera arkeologjike të panumërta dëshmojnë për një trashëgimi të bollshme mijëravjeçare.

Këto bukuri mund t’i shijoni në qytetin e Beratit, në Gjirokastër dhe në mbetjet antike të qytetit të famshëm të Apolonisë. Mirëpritja e ngrohtë dhe bujare e shqiptarëve është gjithashtu një pasuri e pamohueshme për një qëndrim të suksesshëm në vendin mesdhetar.

E përballur me fluksin në rritje të vizitorëve, sfida për Shqipërinë konfirmon dëshirën e saj për të zhvilluar turizmin e përgjegjshëm, në dobi të trashëgimisë natyrore dhe kulturore që zotëron, si dhe të banorëve të sa, e përfundon “breakingnews”.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit