15.8 C
New York
Sunday, May 19, 2024

Buy now

LDK me tubim në Mynih të Gjermanisë, Abdixhiku fton mërgatën për “ringnritje të djathtë”

- Advertisement -

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) organizoi një tubim në Mynih të Gjermanisë, me ftesën e kryetarit të tyre, Lumir Abdixhiku, për mobilizuar mërgatën.

I pranishëm në këtë tubim në mesin e mërgimtarëve të shumtë ishte edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë.

Abdixhiku, gjatë fjalimit të tij tha se ardhja e LDK-së në mërgatë është tregues i përkushtimit për të mobilizuar mërgatën.

“Që nga marsi i vitit 2021, ne kemi nisur rikthimin në mërgatë. Nëpërmjet punës së palodhshme të përfaqësuesve tanë, falë vullnetit të jashtëzakonshëm të patriotëve të djathtë këtu në mërgatë, sot LDK me mburrje mbanë plot 58 nëndegë aktive në diasporë. Ishim vetëm 4, u bëmë 58. Ishim pak u bëmë shumë; sepse qëndruam bashkë, punuam bashkë, besuam bashkë”, deklaroi i pari i kësaj partie.

LDK dhe Mërgata siç kanë sjellë bashkërisht lirinë, pavarësinë dhe ndërkombëtarizmin ashtu njejtë dhe bashkë do të ankorojnë Kosovën në BE dhe NATO, sipas Abdixhikut.

“Të rinjve e të rejave tona, familjeve në Kosovë, duhet t’u japim jo Evropën si destinacion ikjeje, por Evropën si komunitet tek i cili jemi anëtarë si një shtet demokratik, i barabartë mes popujve evropianë. Siç e kemi menduar në ditën e parë 34 vite më parë, siç po e kërkojmë sot, siç do ta bëjmë nesër ne.Kam ardhur këtu të shtroj ftesën për një besëlidhje. Që të bëhemi të gjithë bashkë, t’i kthehemi qëllimit tonë fillestar të organizimit politik – atë që na mësoj prijësi ynë historik Rugova – e të ringritemi të gjithë për një qëllim të vetëm: t’i japim atdheut tonë të ardhme, ta dërgojmë Kosovën në familjen Evropiane”, shtoi Abdixhiku.

Pas këtij takimi, LDK do të mbajë të dielën e 21 prillit takim të përbashkët me eurodeputetin Lukas Mandl, në Vjenë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit