Rënie e frikshme e Milanit, ritëm si skuadër për mbijetesë

- Advertisement -

Forma katastrofale e Milanit pas derbit të fituar ndaj Interit ka alarmuar opinionin sportiv në Itali. Sipas mediave italiane, kuqezinjtë po ecin me ritëm të skuadrave që luftojnë për mbijetesë dhe jo për një vend në Ligën e Kampionëve.

Skuadra e drejtuar nga Massimiliano Allegri ka grumbulluar vetëm 7 pikë në 8 ndeshjet e fundit, statistikë që e rendit Milanin në vendet e fundit të kampionatit në këtë periudhë.
Madje, vetëm Verona, Pisa dhe Lecce kanë bërë më keq se “Rossonerët”, ndërsa Milani ka të njëjtin numër pikësh si Cagliari dhe Cremonese në këtë seri ndeshjesh.

Pas fitores në derbi, në Itali flitej për rikthimin e Milanit në garën për titull dhe mundësinë për ta arritur Interin, por situata ndryshoi plotësisht. Në renditjen e 8 javëve të fundit, Interi dhe Juventusi kryesojnë me nga 18 pikë, Roma ka 16, ndërsa Como, Lazio, Udinese dhe Torino nga 14.
Sipas asaj që unpa gjatë kësaj periudhe, problemi më i madh i Milanit është mungesa e vazhdimësisë dhe rënia drastike e formës pikërisht në momentin kur duhej të përshpejtonte ritmin për zonën Champions.

Tani mbetet të shihet nëse kuqezinjtë do të arrijnë të rikuperohen në dy xhitot e fundit apo rrezikojnë të mbesin jashtë Ligës së Kampionëve për sezonin e ardhshëm, dhe vetëm dy fitore ndaj Genoas në udhëtim dhe Cagliarit në shtëpi, e dërgon Milanin në garën prestigjoze evropiane.

Të ngjashme

Të fundit