11.2 C
New York
Wednesday, February 28, 2024

Buy now

Rekord udhëtarësh në Aeroportin e Prishtinës- rritja për 21.9% në janar

Aeroporti i Prishtinës ka përmbyllur një vit të suksesshëm me një numër udhëtaresh, asnjëherë të arritur më parë. Një numër prej 3 milionë udhëtaresh ishte arritur në muajin nëntor për të shënuar me pas 3 424 883 udhëtarë në fundvit apo një rritje prej 14,37% krahasuar me vitin paraprak dhe 23 278 fluturime apo 7.5% më shumë se sa në vitin 2022.

Numri i udhëtarëve dhe fluturimeve vazhdon me një trend të rritjes ku në muajin Janar 2024 janë shërbyer 287 205 udhëtarë apo 21.9 % më shumë se sa në muajin Janar 2023 dhe 996 fluturime apo 23.3% më shumë krahasuar me Janar 2023. Muaji Janar 2023 kishte 235 576 udhëtarë dhe 808 fluturime të shërbyera.

Kjo rritje e jashtëzakonshme thekson përkushtimin e aeroportit për të ofruar përvoja të reja për udhëtarët e saj duke qenë të orientuar edhe në shtimin e destinacioneve apo rritjen e fluturimeve në destinacionet ekzistuese në vitin 2024.

Për të përmbushur kërkesat e udhëtarëve Aeroporti i Prishtinës këtë vit ka shtuar destinacionet e reja Luxembourg, Riga, Izmir, Heraklion, Halmstad etj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit