28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Presidenti i FFK-së takon gjyqtarin e njohur të CAS-it, diskutojnë për rregullave e transferimit të lojtarëve

- Advertisement -

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi po qëndron në Tokio në kuadër të Konferencës së FIFA-s, e ku po merr pjesë në seksione të ndara të punimeve të kësaj konference, ku me theks të veçantë është duke ndjekur punimet ku po trajtohet tema e kalimit të lojtarëve nga klubi në klub në nivelin vendor dhe ndërkombëtar në kuadër të FIFA Clearing House.

Ky program i ri i FIFA-s ofron mundësinë e gjetjes së rrugës më të lehtë dhe më profitabile të klubeve dhe futbollistëve të Kosovës si dhe mundësinë e njohjes së rregullave për transferimin e lojtarëve.

Materiali i FIFA Clearing House do të jetë shumë shpejtë në duart e klubeve kosovare, në mënyrë që ta kenë sa më të qartë transferin e lojtarëve, pasi që Kosova tanimë ka hyrë në agjendat e klubeve të Evropës për të transferuar talentet nga futbolli kosovar dhe kjo i ndihmon klubet e Kosovës që të jenë sa më të përgatitura për këto transfere, qoftë edhe për të marrë futbollistë nga jashtë. Kjo lidhet edhe me rregullat e të drejtës, ku për këtë temë kreu i FFK-së bisedoi me Daniel Cravo Souza, gjyqtar i Gjykatës së arbitrazhit Sportiv (CAS) dhe njohës i mirë i kësaj çështje dhe i akteve normative, në mënyrë që të bëhet një harmonizim i të gjitha konfederatave dhe federatave për të pasur ligje, rregullore dhe statute të unifikuara, siç e ka FIFA të harmonizuar me Konfederatat e saj anëtare.

Cravo është edhe njohës i mirë i drejtësisë dhe ligjeve të shteteve, të cilat shpeshherë bien ndesh me statutet e federatave, raste këto që dëmtojnë sportin (me këtë rast futbollin) e tyre. Cravo tha se ekziston limiti ku ka diferenca nga ligji i FIFA-s me ligjet shtetërore. Ai ka thënë se duhet të ketë harmonizim për aq sa nuk ndërhyhet në statutin e FIFA-s dhe konfederatave anëtare.

Presidenti Ademi dhe Daniel Cravo Souza u dakorduan që në kohën kur e sheh të nevojshme FFK-ja, ai të vijë dhe të mbajë seminar me klubet e Kosovës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit