23.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Regjistrimi popullsisë, Murati: Nga ky proces varen shumë vendime e politika, regjistrohuni

- Advertisement -

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar qytetarët e Kosovës, që vetëm edhe këtë jave kanë kohë që të kryejnë procesin e regjistrimit të popullsisë.

Murati ka thënë se me këtë regjistrim do të dihet saktë sa pensionistë jetojnë në Kosovës, por edhe sa fëmijë nën moshën 16 vjeçare, sipas tij do të dihet edhe madhësinë e familjes mesatare, si dhe shumë të dhëna tjera demografike.

Kushdo që ende nuk është regjistruar, duhet ta bëjë këtë. Regjistrimi i popullsisë do të vazhdojë edhe javën në vijim, deri me 17 maj. Me këtë regjistrim do ta dijmë saktë se sa pensionistë jetojnë në Kosovë, por edhe sa fëmijë nën moshën 16 vjeçare. Do ta dijmë edhe madhësinë e familjes mesatare, si dhe shumë të dhëna tjera demografike.” – ka shkruar Murati.

Ai tutje ka thënë se pensionet, shtesat e fëmijëve, politika sociale, buxheti komunal e shumë të tjera varën nga ky vendim.

“Pensionet, shtesat e fëmijëve, politikat sociale, buxhetet komunale e shumë vendime e politika tjera do të varen nga ky regjistrim i popullsisë.” – ka shkruar Murati.

Nëse nuk regjistroheni, praktikisht nuk do të ekzistoni në statistikat e shtetit. Prandaj është e domosdoshme që secili prej nesh të regjistrohet në mënyrë që të kemi të dhëna të sakta dhe të mund të bëjmë politika më të mira.”- ka përfunduar ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit