28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Haradinaj ia kthen Kurtit për darkën: S’na takon neve, por shefave të grupeve parlamentare

- Advertisement -

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ia ka kthyer letrën kryeministrit të vendit, Albin Kurti, në lidhje me darkën e punës për të diskutuar në lidhje me agjendën legjislative të kuvendit.

Haradinaj tha se për sa i preket kësaj teme, kjo bie n përgjegjësinë e shefave të grupeve parlamentare.

“Besnik Tahiri, i cili e udhëheqë grupin tonë parlamentar dhe kolegë tjerë, jam i bindur se do të diskutojnë në frymën kolegjiale dhe do të gjejnë një gjuhë, që pastaj do të përçohet në kuvend nga grupet tona parlamentare për zbatim. Konsideroj që kjo temë bie drejtpërdrejt në përgjegjësinë dhe dijen e tyre”, thuhet në letrën e Haradinajt për Kurtin.

Tutje, Haradinaj i tha Kurtit se në qoftë se ka ndonjë temë tjetër që lidhet me momentumin politik, këtë çështje mund ta trajtojnë në një kohë e moment tjetër, në mënyrë që të përafrohen qëndrimet që janë në interes nacional.

Ftesën e Kurtit deri më tani e ka pranuar vetëm Partia Demokratike e Kosovës, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se është tepër vonë për takime të tilla.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit