12 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Receta dimërore: Jahni me presh dhe mish viçi

- Advertisement -

Preshi duke qenë se është një perime sezonale, e mira është që ta konsumoni pikërisht tani.

I kombinuar me mishin e viçit, ju do të krijoni një pjatë vërtet speciale.

Copat e mishit mbeten të buta dhe plot lëng, e ndërsa preshi i jep shijen e veçantë.

Mund ta shoqëroni me sallata nga më të ndryshmet ose dhe me bukë të ngrohtë.

Mësoni shkurt përgatitjen dhe provojeni që sot shijen e saj.

Përbërësit

  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • 600g mish viçi
  • 1 qepë mesatare
  • 3 thelpinj hudhër
  • 500g presh
  • 2 gota lëng mishi ose ujë
  • 2 karrota
  • 4 gjethe dafine
  • Kripë
  • Piper i zi

Përgatitja

Në një tenxhere hidhni vajin dhe lëreni të ngrohet.

Pasi ta keni tharë pak mishin vendoseni për t’u skuqur lehtë në tenxhere.

AgroWeb.org ju këshillon që të tregoni kujdes dhe t’i ktheni nga të dyja anët telat e mishit.

Largojeni mishin nga tenxherja dhe aty shtoni qepën të cilën e keni grirë imët.

Gjithashtu hidhni hudhrën e shtypur dhe përziejeni gjatë gjithë kohës që të mos ngjitet.

Tani është momenti që të shtoni karrotat e prera në rrota për t’i skuqur.

Preshin priteni në copa aq të mëdha sa kur përgatisni burani apo gjellën me presh.

Futini për t’i skuqur në tenxhere me zjarr mesatar për 1-2 minuta.

Vendosni përsëri thelat e mishit në tenxhere, jepini shije me kripë, piper dhe gjethet e dafinës.

Shtoni ujin dhe mbulojeni me kapak tenxheren, lëreni të ziejë derisa uji të ketë shteruar.

Mos harroni është shumë e rëndësishme që zjarrin ta ulni, kështu uji nuk do të avullojë shpejt duke i lënë perimet e pa ziera.

Pasi të jetë gati, AgroWeb.org ju sugjeron që ta shërbeni të ngrohtë të shoqëruar me sallatë me perime të freskëta.

Nëse dëshironi më shumë shije mund ta spërkatni pjatën me pak lëng limoni ose uthull të bardhë. /Agroweb/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit