10.4 C
New York
Sunday, April 28, 2024

Buy now

Fillon procesi i regjistrimit të ndërmarrjeve sociale, Qeveria jep detaje

- Advertisement -

Vizionin për të ofruar mundësi të barabarta për të gjithë e kemi shprehur kaherë, ndërsa punën dhe vullnetin për ta bërë atë vizion realitet, e kemi dëshmuar përmes hartimit dhe zbatimit të politikave për një ekonomi sa më gjithëpërfshirëse’’, kështu e nisi fjalën e tij, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në takimin me përfaqësues të organizatave jo qeveritare dhe bizneseve, për informim rreth regjistrimit si ndërmarrje sociale.

Sot para të pranishmëve, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, kryeministri paraqiti edhe një arritje tjetër në këtë drejtim, e që për herë të parë në Kosovë, Qeveria jonë ofron mundësinë, që organizatat joqeveritare dhe bizneset të regjistrohen dhe të marrin statusin e ndërmarrjeve sociale.

Pra, në vendin tonë, tha më tej ai, kemi ndërmarrje publike, kemi ndërmarrje private, por kemi edhe ndërmarrje sociale.

“Lehtësirat të cilat do të ju ofrojmë ndërmarrjeve sociale, në njërën anë e inkurajojnë aktivizimin në tregun e punës të personave nga grupet e cenueshme, ndërkaq në anën tjetër sigurojnë rishpërndarjen e të hyrave për t’i shërbyer pikërisht këtyre grupeve. Edhe të rritet punësimi, por njëkohësisht edhe mirëqenia. Punësimi në fillim, përmes inkuadrimit, ndërkaq mirëqenia në fund, përmes rishpërndarjes së fitimeve”, shtoi kryeministri.

“Teksa iu drejtua bizneseve dhe organizata joqeveritare, tha se të dyja, në veprimtarinë e tyre tashmë kanë punë me personat nga grupet e cenueshme e kësisoj kryeministri veçoi se po ua prezantojnë procesin e regjistrimit të ndërmarrjeve sociale dhe po i informojnë rreth përfitimeve, që lehtësojnë punën e tyre në shërbim të këtyre grupeve të shoqërisë”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Ndërkaq, ministri Murati theksoi se si Qeveri në mënyrë të vazhdueshme kanë zbatuar politikat të cilat i adresojnë pabarazinë si në tregun e punës, po ashtu edhe në nivelin e të hyrave në familje.

Murati tha se sot po prezantojnë fillimin e procesit të ndërmarrjeve sociale, ndërmarrje këto që karakterizohen nga iniciativa e lirë, përkrahja për grupet e cenueshme si dhe vullnetarizimi.

Ndërmarrjet sociale përdorin fondet e tyre për të avancuar misionin shoqëror e në përkrahje të këtij misioni ato pranojnë edhe lehtësira, përgjatë operimit të tyre, për t’u kualifikuar për regjistrim si ndërmarrje sociale, si biznese ose OJQ që ofrojnë shërbime të ndryshme për grupe të cenueshme përfshirë këtu edhe shërbime shëndetësore, rezidenciale, psiko-sociale dhe të aftësimit profesional.

Organizatat jo-qeveritare dhe bizneset që ofrojnë shërbime të ndryshme për grupet e cenueshme përfshirë këtu shërbime shëndetësore, rezidenciale, psiko-sociale dhe të aftësimit profesional mund të aplikojnë për të marrë statusin e ndërmarrjeve sociale. Gjithashtu, përveç ofrimit të shërbimeve edhe kompanitë/OJQ-të që punësojnë së paku 30% të punonjësve nga grupet e cenueshme dhe bëjnë prodhimin apo përpunimin e produkteve mund të aplikojnë për të marrë statusin e ndërmarrjeve sociale.  Para se të aplikojnë, bizneset/OJQ-të duhet ta definojnë qartë fushëveprimtarinë, klasifikimin në kategorinë A apo B si dhe mënyrën e shpërndarjes së fitimit duke pasur parasysh se deri në 30 % e fitimit mund të shpërndahet për paga dhe mëditje ndërsa pjesa tjetër shkon për zgjerim apo investim në veprimtarinë e tyre.

Për të aplikuar për të fituar statusin e ndërmarrjes sociale, OJQ – të/bizneset dërgojnë dokumentet e nevojshme për aplikim tek Divizioni për Ndërmarrjet Sociale në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT). Pas aplikimit, Komisioni për Vlerësimin e Statusit të Ndërmarrjes Sociale pajisë bizneset/organizatat të cilat kualifikohen me certifikatë të ndërmarrjes sociale ku MFPT për ta lehtësuar rrugën e tyre drejt arritjes së misionit të tyre shoqëror ofron disa përfitime.

Për më shumë informata rreth aplikimit si dhe dokumentacionit të nevojshëm ju lutem vizitoni këtë link: https://mfpt.rks-gov.net/Puna/Page/966

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit