Aktorja e njohur, Rebel Wilson, ka folur për shëndetin e saj.
44-vjeçarja ka bërë të ditura disa detaje interesante që më herët nuk i kishte thënë.
Gjatë një interviste të fundit, ajo zbuloi se kishte luftuar me zakonet e të ngrënit dhe për këtë arsye u përpoq të përdorte Ozempic për të humbur peshë.
“Nuk po merresha me emocionet e mia siç duhet. Dikush si unë mund të ketë një oreks pa fund për ëmbëlsirat, kështu që mendoj se ato barna mund të jenë të mira”, shtoi ajo, shkruan Hollywoodlife.