Reali nuk ndalet, prezanton Bernardon

- Advertisement -

Mesfushori Bernardo Silva do t’i bashkohet Real Madridit pas paraqitjes me Portugalinë në Botërorin 2026.

Silva është prezantuar të mërkurën te skuadra madrilene, të cilës iu bashkua si lojtar i lirë.

Real Madridi ka bërë të ditur se me Silvan ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2028.

“Real Madrid dhe Bernardo Silva kanë arritur një marrëveshje sipas së cilës ai do të jetë lojtar i Real Madridit për dy sezonet e ardhshme, deri më 30 qershor 2028”, shkruan në njoftimin e Realit.

Silva 31-vjeçar së fundi ishte pjesë e Manchester Cityt, por u largua pas skadimit të kontratës.

Të ngjashme

Të fundit