-5.7 C
New York
Wednesday, February 19, 2025

Buy now

Reali mendon se si do t’i shpenzojë paratë e transferimit të Viniciusit

- Advertisement -

Vinicius Junior mund të largohet nga Real Madridi gjatë verës, kanë raportuar një numër i mediave spanjolle.

Të gjitha mediat përmendin Arabinë Saudite, veçanërisht Al Hilal, si një destinacion të mundshëm për anësorin brazilian.

Përmendet një kompensim prej rreth 300 milionë euro, deri tani më i madhi në historinë e futbollit.

Rekordin e mban Neymar, i cili u transferua te PSG nga Barcelona në vitin 2017 për 222 milionë euro.

Dhe kjo nuk është e gjitha. Sipas Defensa Central, Reali jo vetëm që po përgatit një shitje, por gjithashtu dëshiron të bëjë tri transferime në të njëjtën kohë.

Rodri, Erling Haaland nga Manchester City dhe Ëilliam Saliba nga Arsenali, janë përforcimet që Los Blancos janë duke i planifikuar në verën e vitit 2025.

Pra, për një mesfushor, një sulmues dhe një mbrojtës, një lojtar për çdo repart të ekipit.

Dhe këto tri transferime duhet të kushtojnë rreth 300 milionë euro në total, për sa Vinicius mund të largohet nga klubi.

“Reali po përgatit një marrëveshje që nuk është parë kurrë më parë në futboll. Përveç se do të ishte shitja më e madhe në histori, do të ishte edhe shkas për tri mega transferime me të cilat Reali do të përpiqej të ndërtonte ekipin më të fortë në botë rreth Mbappes”, shkruan Defensa Central.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit