Real Madridi ka shfaqur interesim serioz për Michael Olisen, i cili aktualisht është pjesë e Bayern Munichut.
Sipas “El Nacional”, gjiganti bavarez dëshiron ta mbajë francezin në skuadër dhe po përgatit një kontratë të përmirësuar për të. Megjithatë, në rast të një oferte të madhe, Bayern mund ta shqyrtojë një propozim që shkon deri në rreth 200 milionë euro.
Olise është bërë një prej futbollistëve të rëndësishëm të Bayernit, ndërsa interesimi i Real Madridit raportohet se po shkakton shqetësim të veçantë te drejtuesit e klubit gjerman.
Në garë për shërbimet e 24-vjeçarit është edhe Liverpooli, i cili po e monitoron situatën.
Megjithatë, për momentin Bayern Munich synon ta bindë Olisen të vazhdojë në “Allianz Arena”, ndërsa një ofertë në vlerën e rreth 200 milionë eurove mund ta ndryshojë situatën.






