Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se gjatë kësaj jave siç thotë në kuadër të takimeve të rregullta me përfaqësues të shteteve aleate, partnere dhe mike të Republikës së Kosovës, ka pritur dje në takim në zyrën e tij të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anu Prattipati, ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves, si dhe ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë, Rainer Rudolph.
Kurti njofton se me ambasadorët ka biseduar për temat aktuale, me theks nevojën për stabilitet institucional, posaçërisht në rrethanat e krijuara pas 16 shtatorit.
Postimi i tij i plotë:
Në kuadër të takimeve të rregullta me përfaqësues të shteteve aleate, partnere dhe mike të Republikës së Kosovës, dje prita në Zyrën e Kryeminsitrit të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anu Prattipati, ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves, si dhe ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë, Rainer Rudolph. Nga të tre pranova urime për Qeverinë dhe mandatin e ri.Krahas bisedave për marrëdhëniet e mira dypalëshe me secilin prej vendeve që përfaqësojnë dhe mundësive të avancimit të mëtejmë, sikurse për përparimin demokratik, zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe proceset integruese të Kosovës, diskutuam edhe për temat aktuale, me theks nevojën për stabilitet institucional, posaçërisht në rrethanat e krijuara pas 16 shtatorit.
Republika e Kosovës është gjithmonë falënderuese dhe përherë mirënjohëse për mbështetjen e vazhdueshme dhe të palëkundur të ShBA-së, Mbretërisë së Bashkuar dhe Gjermanisë.






