Real Madridi e ka shënuar fitoren e parë sezonale në LaLiga, pasi triumfoi 3:0 ndaj Real Valladolid në Santiago Bernabeu.
Mbretërit nuk e filluan në mënyrën më të mirë rrugëtimin drejt mbrojtjes së titullit kampion, pasi barazuan në xhiron e parë ndaj Mallorcës së Vedat Muriqit, por tani janë kthyer te fitoret.
Ylli i ri i skuadrës nga Madridi, Kylian Mbappe, nuk u bë i ‘gjallë’ as në këtë përballje, pasi nuk kontribuoi në asnjërën prej golave të shënuar.
Skuadra e Carlo Ancelottit ishte më e mirë gjatë krejt takimit, ani pse vuajti për të marrë fitore, me dy gola që u shënuan krejtësisht në fund.
Goli i parë erdhi në minutën e 50-të kur Federico Valverde shënoi gol të bukur nga distanca, i ndihmuar edhe nga një devijim, për rezultatin 1:0.
🚨🇪🇸 GOAL | Real Madrid 1-0 Valladolid | Valverde
VALVERDE OPENS THE SCORING FOR REAL MADRID!https://t.co/KO1KzTfaZm
— Tekkers Foot (@tekkersfoot) August 25, 2024
Golin e sigurisë e shënoi Diaz në minutën e 88-të pas një pasimi të gjatë nga Eder Militao.
Për rezultatin përfundimtar 3:0 shënoi ylli i ri brazilian, Endrick, që realizoi gol të bukur në minutat shtesë.
Real Madridi kështu shijon fitoren e parë të sezonit në LaLiga pas dy xhirove të zhvilluara