Dy prej skuadrave më të mëdha evropiane, Real Madridi dhe Liverpooli, luajnë në terminin e orës 18:45 në Ligën e Kampionëve të mërkurën.
Në kuadër të xhiros së katërt, madrilenët luajnë ndaj AEK-ut në Athinë, ndërsa Liverpooli në Stamboll përballet me Fenerbahçen.
Real Madridi dhe Liverpooli llogariten favoritë, por ndeshjet megjithatë mund të jenë sfiduese.
Skuadra e Jose Mourinhos i ka fituar tri ndeshjet e para. Ndërkohë AEK-u ka një fitore e dy humbje.
Skuadra e tij është në seri prej gjashtë fitoreve. Së fundi është mposhtur më 20 shtator në derbin ndaj Atleticos.
Liverpooli është tjetër skuadër që ka fituar tri ndeshjet e para në Champions. Ndërkohë Fenerbahçe, ku paraqitet Vedat Muriqi, ka dy barazime e një humbje.
Liverpooli në fundjavë u mposht në derbin e Premier Leagues nga Arsenali dhe e kërkon reagimin në Stamboll, ndonëse udhëtimet në Turqi gjithnjë i ka pasur të vështira.
Në gjendje edhe më të keqe edhe Fenerbahçe. Ka humbur dy ndeshjet e fundit, ndërsa aktualisht është me trajner të përkohshëm. Pas dorëheqjes së Ismail Kartal, Dirk Kuyt u emërua trajner i përkohshëm i Fenerit. Kuyt si futbollist ka bërë karrierë të suksesshme te Liverpooli.






