Real Madrid të gatshëm t’i shpenzojnë 50 milionë euro për Jon Martin

- Advertisement -

Planet e Real Madrid për afatin kalimtar të verës kanë filluar të marrin formë në zyrat e stadiumit Santiago Bernabeu, me fokus të veçantë në përforcimin e repartit defensiv.

Në këtë drejtim, emri i qendërmbrojtësit të ri Jon Martin është shfaqur si një nga prioritetet kryesore të klubit madrilen.

Sipas mediave spanjolle, 19-vjeçari i Real Sociedad po zhvillon një sezon që ka tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha evropiane, falë paraqitjeve të tij të qëndrueshme dhe pjekurisë së treguar në fushë.

Te Real Sociedad, ai ka gjetur ambientin ideal për zhvillim, klubi spanjoll ka besuar te talenti i tij dhe i ka dhënë hapësirë në ndeshje të rëndësishme, gjë që ka ndihmuar në përshpejtimin e progresit të tij dhe në konsolidimin si një nga talentet më premtuese në futbollin spanjoll.

Megjithatë, pengesa kryesore për Real Madrid mbetet aspekti financiar, Jon Martín ka një klauzolë lirimi prej 50 milionë eurosh, një shifër e konsiderueshme për një lojtar kaq të ri, por në përputhje me potencialin e tij afatgjatë.

Real Sociedad nuk ka ndërmend të negociojë për një çmim më të ulët, duke e konsideruar mbrojtësin një pjesë të rëndësishme të projektit të klubit. Largimi i tij do të ndodhë vetëm në rast se aktivizohet klauzola e plotë e lirimit.

Të ngjashme

Të fundit