“I ke bë 100 vjet hala pa martu, gru e keqe”- deputeti i VV’së, Fatos Geci, eskaloi dje në gjuhë edhe ndaj Vlora Çitakut

- Advertisement -

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci, përdori gjuhë denigruese ndaj deputetes së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitakut, përgjatë seancës për energjinë elektrike.

Teksa kritikohej për deklaratën që dha, duke uruar që ish-presidenti Hashim Thaçi të dënohet në Hagë sikurse Naim Murseli me burgim të përjetshëm, iu drejtua me gjuhë denigruese deputetes Çitaku

“I ke bë 100 vjet, ke mbetë pa martu. Gru e keqe”, dëgjohet duke i thënë deputetes Çitaku.

Deklarata e Gecit u kritikua me të madhe në opinionin publik, ku ndaj saj u distancuan deputetë të LVV’së, si dhe vetë kryeministri.

Momentin mund ta gjeni në videon e plotë:

 

 

Të ngjashme

Të fundit