Real Madrid shkëlqen ndaj Racing Santanderit, merr tri pikë në udhëtim

- Advertisement -
Real Madridi  ka shkëlqyer në ndeshjen e sotme ndaj Racing Santanderit.

Në ndeshjen e xhiros së 11-të në La Liga, Reali ka fituar  bindshëm 3-0 ndaj Racingut në udhëtim.

Kylian Mbappe e hapi serinë e golave në këtë përballje, duke shënuar herët, në minutën e 11-të.

Mbappe shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Dhjetë minuta më vonë, Jude Bellingham e dyfishoi epërsinë, pas asistimit nga Arda Guleri.

Yan Diomande shënoi një supergol në këtë 45-minutësh të parë.

Ylli i Bregut të Fildishtë shënoi në minutën e 36-të.

Me këtë rezultat, Reali shkon në kuotën e 27 pikëve, pas 11 ndeshjeve.

Skuadra e Jose Mourinhos shkon në nëntë fitore dhe dy humbje.

Të ngjashme

Të fundit