Real Madrid rikthen interesimin për yllin e Dortmundit

- Advertisement -

Real Madrid ka rikthyer interesimin për mbrojtësin gjerman të Borussia Dortmundit, Nico Schlotterbeck.

Edhe pse 26-vjeçari rinovoi kontratën deri në vitin 2031, thuhet se në marrëveshje ekziston një klauzolë largimi prej rreth 50-60 milionë eurosh.

Schlotterbeck vlerësohet nga madrilenët për cilësitë e tij në mbrojtje dhe aftësinë për të ndërtuar lojën nga prapa.

Përveç Real Madridit, interesim për të ka shfaqur edhe Liverpooli.

Të ngjashme

Të fundit