Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës, Burim Ramadani, ka ngritur një çështje të rëndësishme sa i përket pamundësisë për regjistrimin e automjeteve, në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Sipas tij, veturat nuk po mund të regjistrohen, për shkak se nuk po iu punon sistemi në MPB.
Përmes një video-adresimi Ramadani ka thënë se, për qytetarët, kjo është torturë, keqqeverisje dhe çmim i shtrenjtë.
“A u bo boll?
Kjo për qytetarët është edhe torturë, edhe keqqeverisje, edhe çmim i shtrenjtë. Dikush duhet të jep llogari!
Për më tepër, dëgjoji faktet për skandalin e radhës së këtij pushteti!” shkroi Ramadani.






