Real Madrid publikon listën për El Clasicon, mungon Kylian Mbappe

- Advertisement -

Real Madrid ka bërë publike listën e lojtarëve të grumbulluar për përballjen ndaj Barcelonës në El Clasicon e shumëpritur, me mungesën e madhe të Kylian Mbappe që bie menjëherë në sy. Sulmuesi francez nuk ka arritur të rikuperohet në kohë nga dëmtimi i fundit dhe do të humbasë supersfidën ndaj katalanasve.

Në listën e publikuar nga madrilenët është përfshirë edhe Aurelien Tchouameni, pavarësisht përplasjes fizike që pati së fundmi me Federico Valverde, ndërsa në mesfushë spikasin edhe emra si Jude Bellingham dhe Eduardo Camavinga.

Në repartin ofensiv, trajneri i “Los Blancos” do të mbështetet te Vinícius Júnior, Brahim Díaz, Gonzalo dhe talenti i ri Mastantuono, teksa atmosfera para El Clásicos pritet të jetë elektrizuese.

Të ngjashme

Të fundit