13.7 C
New York
Tuesday, April 30, 2024

Buy now

Real Madrid është në gjysmëfinale, mposht Cityn pas penalltive

- Advertisement -

Real Madrid ka mposhtur Manchester City në “Etihad” pas 120 minutave lojë. Ishin penalltitë që dërguan madrilenët në gjysmëfinale të Champions League.

Madrilenët zhbllokuan ndeshjen në minutën e 12.

Ishte një kundërsulm perfekt me brazilianin Rodrigo i cili mposhti portierin Ederson.

Në minutën e 76 ishte “magjistari” belg, De Bruyne i cili dërgoi topin në rrjetën e spanjollëve.

Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave e luajtur në “Santiago Bernabeu” kishte përfunduar në barazim 3-3.

Në gjysmëfinale, Real Madrid do të përballet me bavarezët e Bayern Munchen.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit