23.2 C
New York
Tuesday, May 28, 2024

Buy now

Optimizëm i plotë se në muajin maj Kosova përfundimisht në Këshill të Evropës

- Advertisement -

Debat disa orësh, mbi 50 fjalime nga deputetë i paraprinë votimit që Kosovën e afroi edhe një hap drejt Këshillit të Evropës.

Me 131 vota për, 29 kundër dhe 11 abstenime Asambleja Parlamentare e mbështeti anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës gjatë seancës plenare të martën në Strasburg.

Kryeministri Kurti pas këtij votimi ka thënë se asnjëherë më parë nuk ka pasur rast që Komiteti i Ministrave ta shpërfillë mbështetjen e Asamblesë Parlamentare për një vend dhe të votojë kundër andaj maji do të jetë muaji i vendimit final pozitiv.

Por, pos brenda seancës votimi i irritoi serbët edhe jashtë saj, ku reagimet e përfaqësuesve të tyre nuk munguan.

“Shkelja e normave bazike nga ana e tyre do të shndërrohet në ndëshkim për ta, por diçka që është e paligjshme nuk mund të bëhet e ligjshme përgjithmonë. Nuk ka të bëjë vetëm me pyetjen nëse Kosova është shtet, por që parimet bazike që vetë ata kanë vendosur para Prishtinës, nuk janë respektuar dhe më e rëndësishmja është formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë”, ka deklaruar Millosh Vuçeviq- Mandatari për kryeministër të Serbisë.

Edhe më i nervozuar është shprehur Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq që e quajti të turpshme ditën e votimit në Asamble ku shumica ishin pro anëtarësimit të Kosovës.

E politologu Fidan Ukaj thotë se optimist ka qenë që nga raporti i Bakojanisit e po njëjtë suksesshëm votimi do të kalojë edhe në Këshillin e Ministrave, përderisa tregon kush është meritori për këtë sukses.

Serbia kishte propozuar disa ndryshime në tekstin për rekomandimin që Kosova të pranohet në këtë organizatë, përfshirë themelimin e asociacionit por që ishte hedhur poshtë nga Komiteti për Çështje Politike dhe Demokraci në Këshillin e Evropës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit