Real Betis është ekipi i dytë që siguron finalen e madhe në Conference League.
Skuadra spanjolle ka triumfuar me rezultat të përgjithshëm 2 me 3 ndaj Fiorentinës dhe atë pas vazhdimeve.
Ndeshja e parë gjysmëfinale ishte mbyllur me rezultat 2:1 për ekipin nga Sevila. Ndërkohë edhe në Firencë gjatë 90 minutave, ndeshja përfundoi 2:1, për t’u vendosur dueli në vazhdime me një gol të Betisit për 2:2, që e dërgonte skuadrën në finale.
Në finale, Betis do të përballet me skuadrën e Chelsea, me ndeshjen që luhet më 28 maj në ora 21:00.