Reagime të shumta nga VIP-at shqiptarë pas vendimit në Hagë

- Advertisement -

Vendimi i shpallur ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka nxitur reagime të shumta në opinionin publik, përfshirë edhe nga figura të njohura të skenës shqiptare.

Përmes postimeve në rrjetet sociale, emra nga muzika, televizioni dhe jeta publike kanë shprehur qëndrimet e tyre lidhur me aktgjykimin, ndërsa një pjesë e tyre kanë kundërshtuar hapur vendimin dhe kanë shprehur mbështetje për ish-krerët e UÇK-së.

Në disa prej reagimeve, dënimet janë cilësuar si tepër të rënda, ndërsa janë përdorur edhe shprehje të forta për të përshkruar pakënaqësinë me verdiktin.

Reagimet kanë ardhur në forma të ndryshme, nga mesazhe të shkurtra solidariteti deri te deklarata më të gjata dhe emocionale, duke treguar se vendimi ka shkaktuar jehonë të madhe edhe në mesin e figurave publike.

Më poshtë, “Prive By Liberta Spahiu” ka sjell disa nga reagimet e personazheve të njohur shqiptarë pas shpalljes së vendimit në Hagë.

Të ngjashme

Të fundit