Rasti i rëndë në Gjilan me dy të vdekur dhe një të arrestuar si i dyshuar për vrasje, Gërvalla kërkon hetim pa vonesa

- Advertisement -

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar për ngjarjen tragjike që ka ndodhur në Demairaj të Gjilanit.

Ky rast tragjik ka dy viktima dhe një të arrestuar si i dyshuar.

Donika Gërvalla ka shkruar në Facebook se familja duhet të jetë streha më e sigurt e njeriut.

Gërvalla ka shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave, duke kërkuar hetim pa vonesa të rastit.

“Një ngjarje tragjike ka tronditur sot Gjilanin dhe të gjithë ne, me humbjen e dy jetëve në fshatin Demiraj. Familja duhet të jetë streha më e sigurt e njeriut, vendi ku mbizotërojnë dashuria, harmonia, kujdesi dhe mbrojtja. Çdo ngjarje që e cenon këtë siguri kërkon vëmendje dhe reagim të menjëhershëm institucional”,

“Në këto momente, është e domosdoshme që rrethanat e këtij rasti të hetohen plotësisht dhe pa vonesa, në mënyrë që e vërteta të zbardhet dhe institucionet përgjegjëse të ndërmarrin veprimet që kërkon ligji. Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe të afërmve të viktimave”, ka shkruar ajo në Facebook.

Të ngjashme

Të fundit