Rast i rrallë: Ferizaj largohet nga fusha në finalen e Kupës

- Advertisement -

Një situatë e pazakontë ka ndodhur në finalen e Kupës së Kosovës mes Ferizajt dhe Dukagjinit, pasi skuadra e Ferizajt është larguar nga fusha në shenjë pakënaqësie ndaj ndarjes së drejtësisë.

Ferizaj ka pretenduar për padrejtësi nga gjyqtari Genc Nuza, në një ndeshje të tensionuar që në ato momente po udhëhiqej nga Dukagjini me rezultat 2-1.

Ngjarja ndodhi në minutat shtesë të takimit, pas përjashtimit të Bekim Haxhimusës nga loja. Më herët, Dukagjini kishte mbetur me një lojtar më pak që nga minuta e 70-të, por pavarësisht kësaj arriti ta ruante epërsinë.

Tensioni në fushë u shtua edhe më shumë pas një dëmtimi të rëndë të Bekim Hysenit, i cili u detyrua të largohej nga fusha me ambulancë.

Pas largimit të Ferizajt nga fusha, mbetet të shihet cili do të jetë vendimi zyrtar i gjyqtarëve dhe organeve kompetente për fatin e finales.

Ndeshja është ndërprerë në rrethana të pazakonta, ndërsa epilogu pritet të përcaktohet pas vlerësimit të situatës nga zyrtarët e takimit.

Të ngjashme

Të fundit