Arben Gashi i LDK-së i është kundërpërgjigjur ministrit të Albin Kurtit, Nenad Rashiqit, i cili mohoi kategorikisht t’i ketë quajtur ndonjëherë “shqiptarët terroristë.2
Gashi nuk u tërhoq nga pretendimet e tij se këto deklarate i ka dëgjuar t’i ketë thënë Rashiqi.
Madje tha, “ka proceserverbale për këto punë.”
Postimi i Gashit:
Rashiq, po ta kushtoj një status të shkurtër.
Krejt çka kam thënë është e vërtetë. Po ta kujtoj një pjesë: vetë ke treguar, në një takim jashtë Kosovës me përfaqësues të organizatave të rëndësishme — nuk po i përmend për hir të konfidencialitetit — për rastin e djalit tënd të mitur dhe lëndimin e dorës së tij. Të thosha se integrimi është i mundur. Më vjen mirë që je bindur se Policia e Kosovës u shërben të gjithë qytetarëve, pa dallim etnie.
Por të përgëzoj që tash e ke kuptuar se ke qenë gabim. Për këto punë ka edhe procesverbale. 😉
Kaq për ty.






