Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Milot Rashica është futur në formacionin më të mirë të javës në Ligën e Evropës pasi shënoi dy gola me Beshiktashin. Lojtari kosovar është futur në mesin e më të mirëve në Ligën e Evropës në uebfaqen e njohur “Sofascore”.
Ai është vlerësuar me notën e lartë 8.8. Rashica ishte protagonist i dy golave në minutat 17’ dhe 60’ derisa Beshiktashi mposhti Athletic Bilbaon me rezultat të thellë 4-1
.