Rashica drejt largimit nga Besiktasi?

- Advertisement -

Milot Rashica pritet të largohet nga Besiktasi gjatë këtij afati kalimtar, pasi klubi turk po shqyrton mundësinë e ndarjes me futbollistin kosovar.

Situata lidhet kryesisht me kufizimin e numrit të futbollistëve të huaj në Superligën turke, ku Besiktasi ka një numër të madh lojtarësh të huaj në skuadër..

Rashica, i cili iu bashkua Besiktasit në vitin 2023 dhe ka kontratë me klubin, rrezikon të mbetet jashtë planeve për shkak të kuotës së të huajve.

Mediat turke raportojnë se për 30-vjeçarin ka interesim nga klube të tjera të Superligës, ndërsa më herët është përmendur edhe Besaksehiri si një destinacion i mundshëm.

Të ngjashme

Të fundit