Njësiti Fast Kosova i Policisë së Kosovës, sot pas një pune intensive në terren, ka arritur të lokalizojë dhe më pas të arrestojë në Prishtinë, një shtetas nga Arabia Saudite, i cili ishte i kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar.
“Personi i arrestuar, me inicialet M.Th.K., ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Arabisë Saudite për përfshirje në veprimtari penale (mashtrime financiare).
Ndaj personit të arrestuar do të vazhdojnë procedurat e parapara për raste të tilla në koordinim me institucione tjera, përfshirë organet e drejtësisë” thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë.
Burime të Indeksonline pohojnë se i dyshuari në fjalë është Mohammed Khalikah Al Thawab, 52 vjeçar.
I dyshuari në djalë dyshohet të ketë krye mashtrime të ndryshme financiare, teksa u arrestua në rrugën “Bajram Kelmendi”./Indeksonline/