Raporti i plotë i BHRC në shqip rreth shkeljeve në procesin kundër krerëve të UÇK-së
90 faqet që hedhin dritë mbi problemet serioze në Gjykatën Speciale.
Të ënjtjen e 30 prillit, The Bar Human Rights Committee of England and Wales (BHRC), një organizatë e njohur për ekspertizë në drejtësi, publikoi një raport preliminar të hartuar nga disa avokatë të spikatur britanikë mbi punën e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.
VOX Kosova ekskluzivisht sjell përkthimin e plotë jo-zyrtar të raportit mbi 90-faqësh, që për herë të parë, ndërkombëtarisht, hijezoi shqetësimet e thella për shkelje të të drejtave të njeriut në procesin gjyqësor të Gjykatës Speciale kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Raporti është hartuar për llogari të Avokatit të Popullit të Kosovës dhe pritet t’u dorëzohet kancelarive dhe organizatave ndërkombëtare nëpër krejt botën.
Në të theksohet shqetësimi për shkeljen e parimit të barazisë së armëve e marrja e shumë dokumenteve nga Serbia dhe organet e saj shtetërore.






