28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Raporti i Bakoyannisit: Kosova të marrë hapa thelbësorë për krijimin e Asociacionit

- Advertisement -

Kanal 10 ka publikuar raportin e Dora Bakoyannis, raportuese për Kosovën në Këshillin e Evropës.

Në raportin 26-faqësh, që i është rekomanduar Këshillit të Ministrave të KE-së, përmendet edhe domosdoshmëria e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Sipas raportit, Kosovës i kërkohet të ndërmarrë hapa thelbësorë dhe të prekshëm me qëllim të krjimit të Asociacionit.

“Asambleja Parlamentare e konsideron themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe si një hap të domosdoshëm drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, një obligim ndërkombëtar i marrë në bazë të dialogut të lehtësuar nga BE-ja, dhe mbi të gjitha për të rritur pjesëmarrjen dhe fuqizimin demokratik të serbëve të Kosovës dhe për të siguruar mbrojtjen e të drejtave të tyre. Prandaj, Asambleja Parlamentare pret që qeveria e Kosovës të ndërmarrë hapa thelbësorë dhe të prekshëm me qëllim të krijimit të Asociacionit sa më shpejt të jetë e mundur. Asambleja konsideron se themelimi i Asociacionit duhet të jetë i dukshëm në shqyrtimin e ardhshëm nga Komiteti i Ministrave të kërkesës së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.” – shkroi ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit