Raphinha kapiten i parë i Barcelonës, Pedri zëvendëskapiten

- Advertisement -

Barcelona ka përcaktuar grupin e kapitenëve për sezonin aktual.

Raphinha do të mbajë shiritin e kapitenit të parë, ndërsa Pedri është zgjedhur zëvendëskapiten.

Vendimi për dy kapitenët e parë është marrë drejtpërdrejt nga trajneri Hansi Flick, ndërsa tre kapitenët e tjerë janë përzgjedhur përmes votimit të brendshëm të skuadrës.

Eric Garcia, Frenkie de Jong dhe Lamine Yamal plotësojnë grupin e ri të liderëve të katalanasve.

Zgjedhja e 19-vjeçarit Lamine Yamal është një nga risitë më të mëdha.

Të ngjashme

Të fundit