17.5 C
New York
Friday, May 3, 2024

Buy now

Ramadani thotë se suksesi në veri arrihet vetëm në bashkëpunim me ndërkombëtarët

- Advertisement -

I ftuar në “Respublika” në Tëvë 1, Ramadani ka thënë se institucionet në këso raste duhet të jenë jashtëzakonisht vigjilente.

“Unë i takoj mënyrës së të menduarit se shteti nuk mund të përcaktojë se cili shqiptar apo serb është i mirë për shtetin, kjo përcaktohet vetëm në procese ligjore e cila vendos se cili qytetar është i dyshuar për vepra të caktuara penale. Ajo çka është tepër me rëndësi është që institucionet e Kosovës, Qeveria duhet të jetë jashtëzakonisht vigjilente në marrjen e vendimeve për të cilat mund të ketë dyshime nëse ka aftësi të zbatimit”, ka thënë Ramadani.

Si për vendimin për targat, ashtu edhe tek konkursi për policë në pjesën veriore, Ramadani ka thënë se Kosovës i duhet sukses dhe ky sukses mund të arrihet vetëm në bashkëpunim me ndërkombëtarët.

“Po lidhem te vendimi për targat që është i domosdoshëm që jo vetëm i pazbatuar por po duhet i pazbatueshëm. Pazbatueshmëria e një vendimi të tillë mund të largohet vetëm me koordinim me partnerët strategjik dhe aleatët ndërkombëtare”.

“Pra po bëhet fjalë për vendime të cilat duhet të jenë domosdoshmërisht të suksesshme dhe deri atëherë  kur janë gjasat që ato të jenë të suksesshme, duhet të ketë koordinim të plotë. E njëjta është edhe me konkursin ligjor, pra sipas obligimeve ligjore për pjesëtarë të rinj të policisë, Kosovës i duhet ky sukses. Nuk i duhen situata sikur me zgjedhjet lokale që fillimisht u vendosën të mbahen në dhjetor dhe më pastaj u shtynë”.

“Pra, Kosovës i duhet një sukses në komunat veriore dhe ky sukses mund të arrihet në bashkëpunim me partnerët strategjikë dhe si i tillë ky bashkëpunim është edhe në kohën e vendimmarrjes por edhe në kohën e realizimit”, ka shtuar Ramadani.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit