Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani ka kërkuar që Kuvendi i Kosovës të mblidhet menjëherë për të votuar ligjin që lidhet me Gjykatën Speciale, për të cilin qytetarë kanë protestuar tash e 17 ditë.
“Thirreni more seancën sot menjëherë! Ta votojmë ligjin që e kërkuan tash e sa 17 ditë qytetarët në protestë! Çka po prisni?”, ka shkruar Ramadani.
Ai ka kërkuar që çështja të trajtohet me urgjencë nga Kuvendi, duke iu referuar kërkesave të protestuesve lidhur me Specialen.






