Deputeti i zgjedhur i Aleancës, Burim Ramadani, në një status në rrjetin social, Facebook, ka bërë thirrje të fillojë formimi i institucioneve, sepse ato duhet të funksionojnë pavarësisht matematikave partiake.
Ramadani u shpreh se Kosova nuk ka kohë të qëndrojë pa institucione, edhe pse sipas tij pushtetatrët kanë luks për çdo gjë.






