Brikena Selmani kishte një të ftuar të veçantë në emisionin “Top Arena”: partnerin e saj, Mateo Borri.
Gjatë intervistës, Mateo iu përgjigj disa pyetjeve rreth marrëdhënies së tyre, duke zbuluar edhe detaje nga bisedat e gjata telefonike që çifti zhvillon pothuajse çdo mbrëmje.
Në një moment, Brikena e pyeti se çfarë mund të flasin për shtatë orë pa ndërprerje, një detaj që kishte ngjallur kuriozitet edhe te publiku.
Mateo shpjegoi se telefonatat e tyre nisin zakonisht me pyetje të zakonshme rreth ditës, por më pas një temë sjell tjetrën dhe biseda vazhdon deri në orët e para të mëngjesit.
“Një bisedë sjell tjetrën”
“Të gjithë duan të dinë se çfarë flasim ne për shtatë orë në telefon. A do t’ua tregosh?”, e pyeti Brikena.
“Bisedat tona zakonisht fillojnë me: ‘Si të kaloi dita? Çfarë bëre? Ku je?’. Pastaj kalojmë në tema të ndryshme dhe një bisedë sjell tjetrën”, u përgjigj Mateo.
Sipas tij, një telefonatë mund të nisë rreth orës 22:00 dhe të vazhdojë deri në orën 02:00 apo edhe 04:00 të mëngjesit.
Kur Mateo po zbulonte më shumë detaje, Brikena ndërhyri me humor duke i thënë: “Mos i trego të gjitha”.
Flasin deri sa i zë gjumi
Mateo tregoi se jo rrallë të dy i zë gjumi ndërsa telefonata vazhdon të jetë ende e hapur.
“Flasim derisa fillon të na zërë gjumi me telefonat ndezur dhe zgjohemi përsëri me telefonin hapur”, tha ai.
“Pastaj Brikena më pyet: ‘Mateo, a je zgjuar?’, ndërsa unë jam në gjumë të thellë derisa ajo më zgjon”, shtoi ai duke qeshur.
Rrëfimi i çiftit solli një moment të ngrohtë dhe spontan në studio, duke treguar afërsinë dhe komunikimin e vazhdueshëm mes tyre.






