Deputeti i zgjedhur i Aleancës, Burim Ramadani ka kritikuar ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiun, pasi kjo e fundit deklaroi se të premtën do të bëhet e ditur data e seancës konstituive.
Ai tha se pse të mos caktohet që sot data për mbajtjen e kësaj seancë konstituive por të mbahet deri të premtën e panjohur.
Postimi i plotë:
Kjo pushtetarja që rriti jashtëligjshëm pagesën e tenderave për 326% (alo…Prokuroria a jeni këndej?!) paska thënë që të premten e cakton datën e seancës së kuvendit.
Pse s’e caktove sot?
Çka paska të premten ndryshe nga sot? Çfarë skenari po përgatisni?






