Ballkani synon ta vazhdojë rrugëtimin evropian

- Advertisement -

Ballkani do të rikthehet sonte në fushën e blertë për ta zhvilluar ndeshjen e parë të raundit të dytë eliminator të Ligës së Konferencës.

Therandasit do të përballen me ekipin irlandez Bohemians në “Dalymount Park” në Dublin, shkruan “Gazeta Express”.

Ekipi nga Suhareka e ka marrë rrugën drejt Dublinit me synim që të dalë mirë nga sfida e parë, për ta kërkuar më pas kualifikimin tutje në ndeshjen e kthimit, e cila do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ndeshja mes Boheimans dhe Ballkanit do të luhet sonte duke filluar prej orës 19:00.

Në xhiron e parë kualifikuese të kësaj gare, ekipi Portokalli e kishte eliminuar skuadrën Connah’s Quay.

Ndërkohë, Ballkani është njoftuar edhe me emrin e kundërshtarit të mundshëm në raundin e tretë kualifikues të UEFA Conference League.

Nëse ekipi kosovar e eliminon Bohemians në raundin e dytë, atëherë në fazën tjetër do të përballet me humbësin e çiftit mes Beşiktaşit dhe Midtjyllandit.

Të ngjashme

Të fundit