Ramadani: Qeveria bleu barna nga Serbia pas Banjskës, ikja nga ballafaqimi në Kuvend ka arsye të shumta

- Advertisement -

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me importin e produkteve nga Serbia, duke e vënë theksin te blerja e barnave nga shteti i Kosovës.

Ramadani, në ditën e 21-të të bllokadës, ka kritikuar partinë në pushtet për mungesën e një programi për mbështetjen e prodhimit vendor pas heqjes së tarifës 100 për qind.

Sipas tij, Kosova vazhdon të blejë mallra nga Serbia, ndërsa një shembull konkret është edhe furnizimi me barna nga ky shtet.

“Po të funksiononte sot Kuvendi, do të ballafaqonim fort këtë hipokrizi të pushtetit të Vetëvendosjes, që blen barna në Serbi edhe pas sulmit paramilitar terrorist të Serbisë në Banjskë”, ka shkruar Ramadani.

Ai ka publikuar edhe të dhënat e një kontrate për furnizimin me barin Tramadol 50 mg/2 ml injeksion, me emrin tregtar Trodon, i prodhuar nga Hemofarm AD, Vršac, Serbi.

Sipas të dhënave të publikuara nga Ramadani:

Blerësi: Ministria e Shëndetësisë

Furnizuesi: Exclusive Corporation SH.P.K., Gjilan

Procedura: 206-24-573-1-1-1

Kontrata: 206-24-573-1-1-1/C654

Data: 12 qershor 2024

Ramadani thekson se kontrata është lidhur rreth nëntë muaj pas sulmit në Banjskë.

“Pra, kjo kontratë është bërë 9 muaj pas sulmit në Banjskë. Ikja nga ballafaqimi në Kuvend ka arsye të shumta, siç po duket!”, ka përfunduar deputeti i Aleancës

Të ngjashme

Të fundit