Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka deklaruar në emisionin “Pressing” se kushdo që, sipas tij, është përfshirë në atë që e cilëson si lojë me kthimin e ligjit në Kuvend, do të trajtohet si kundërshtar i UÇK-së.
Ramadani ka thënë se ky qëndrim vlen pavarësisht gjinisë apo përkatësisë partiake të personave që, sipas tij, janë përfshirë në këtë proces.
“Ne kemi me u sjellë me këndo që ka hy në këtë lojë si me kundërshtarët politik të UÇK-së, kushdo që është burra e gra, të cilësdo parti, për ne futen në një thes me kundërshtarët dhe goditësit e UCK-së “, tha Ramadani në Pressing.
Video:






