Ramadani për vezët e Kadrijajt: E kanë ngritur alarmin vendor dhe ndërkombëtar

- Advertisement -

Burim Ramadani nga AAK-ja, ka  komentuar veprimin e bashkëpartiakes së tij Time Kadrijaj, e cila gjatë seancës konstituive të Kuvendit hodhi vezë në drejtim të liderit të LVV-së Albin Kurti.

Sipas Ramadanit, veprimi i Kadrijajt alarmoi popullin për bllokadën që po bëhet në Kuvend.

“Sepse ajo ishte seanca e dytë kur LVV-ja dhe Kurti refuzuan të promovojnë kandidatin për Kryetar të Kuvendit.

Këto vezë që i ka hedhur Time Kadrijaj mendoj që e kanë nxitur, e kanë vendos situatën në një stad tjetër kur reagimi është shumë i fuqishëm sesa statuset në Facebook e konferenca për media, është e ngjashme e alarmimit dhe jo vetëm vetëdijësimit vendor dhe ndërkombëtar”, tha ai.

Ramadani tha se shpresojnë që do të krijohen institucionet, nëse jo, sipas tij, do të vazhdojnë aksionet.

“Do të mbesin në plehun politik të Kosovës”, shtoi ai duke iu referuar LVV-së. /RTV21/

Të ngjashme

Të fundit